Xhaka ka një mesazh për tifozët e Arsenalit nga Los Anxhelos

Futboll 14 Korrik 2019 10:02

Granit Xhaka është më i fortë se kurrë.

Futbollisti shqiptari i Arsenalit i është bashkuar skuadrës në përgatitjet parasezonale në Los Anxhelos të Amerikës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Unay Emery para disa ditëve është vendosur në Los Anxhelos, qytet në të cilin do t’i zhvillojë edhe disa miqësore.

Image

 

E, për këto miqësore Xhaka është i gatshëm dhe më i fortë se kurrë sipas tij.

Xhaka përmes rrjetit social Instagram ka shpërndarë një foto duke stërvitur shumë, derisa u ka quar mesazh tifozëve se po ndihet çdo herë e më i mirë. “Stërvitjet po vazhdojnë. Çdo ditë po ndihem më i fortë”, ka shkruar Xhaka. /Insporti.com/

-->