Xhaka ‘konfirmon’ transferimin e madh të Arsenalit

Futboll 29 Korrik 2019 15:53

Nicolas Pepe tashmë po vlerësohet si futbollist i Arsenalit dhe zyrtarizimi i tij është vetëm çështje orësh.

Pasi shkëlqeu në sezonin e fundit me Lille, duke shënuar 23 gola dhe dhuruar 13 asistime, Pepe tani është drejt transferimit te Arsenali.

Klubi londinez do të paguajë shifrën rekorde prej 80 milionë eurove për transferimin e tij, teksa 24 vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Në një mënyrë edhe Granit Xhaka e konfirmoi transferimin e tij, duke pëlqyer një postim në ‘Instagram’ ku raportohej se Arsenali ka arritur marrëveshje transferimi për Pepen.

Të njëjtin veprim e bëri edhe talenti i ri i Arsenalit, Emile Smith Rowe.