Xhaka me gjest fantastik, ia dorëzon Petkovicit çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’

Futboll 29 Qershor 2021 14:26

Ylli shqiptar, Granit Xhaka shkëlqeu në takimin e mbrëmshëm të Zvicrës ndaj Francës, ku u zgjodh edhe ‘Lojtari i Ndeshjes’, shkruan Insporti.

Mesfushori i Arsenalit dhuroi një super asist tek goli i barazimit të 3-3 në minutën e 90′ me autor Gavranoviç.

Xhaka ka bërë një gjest të mrekullueshëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç ishte duke folur për këtë kualifikim, lojtari me origjinë shqiptare hyri në këtë konferencë dhe përpara se të ulej i dhuroi çmimin si lojtari më i mirë trajnerit Petkoviç, duke i thënë që ky është trofeu juaj.

Ndryshe, Granit Xhaka nuk do të luajë në ndeshjen e Zvicrës kundër Spanjës, kjo pas dy kartonëve të verdhë që ka marrë. /Insporti.

-->