Xhaka më i dobëti te Arsenali – notat e lojtarëve nga barazimi me Manchester United

Futboll 30 Shtator 2019 23:04

Granit Xhaka ishte më i dobëti në fushë, të paktën nga radhët e Arsenalit, sipas faqes së statistikave ‘SofaScore’.

Xhaka u kritikua për veprimin e tij në pjesë të parë, që i mundësoi Unitedin golin e epërsisë, shkruan Insporti

Për paraqitjen e tij, në ndeshjen e parë pasi zyrtarisht u zgjodh kapiten, Xhaka mori notën 6.4, derisa në pjesë të dytë u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Sidoqoftë, notën më të ulët e mori Axel Tuanzebe [5.8], i Manchester United.

Më të mirët në ndeshje ishin Pierre-Emerick Aubameyang e Bukayo Saka, nga Arsenali kurse Scott McTominay nga radhët e Unitedit.

Më poshtë keni edhe notat e lojtarëve. /Insporti.com/