Xhaka i motivuar dhe kërkon hakmarrjen ndaj City-t

Futboll 01 Mars 2018 07:39

Humbja e Arsenal ndaj Manchester City-t në finale të League Cup, duket se u ka lënë shije të hidhur një pjese të madhe të lojtarëve të Arsenal, kjo ndoshta edhe për nga mënyra se si u mposhtën dhe kritikat që pasuan pas ndeshjes.

Granit Xhaka, ishte njëri ndër lojtarët e mesfushës që u kritikua mjaft shumë, bashkë me pjesën tjetër dhe Xhaka duket se për ndeshjen e sotme, është shumë i motivuar që t’i hakmerret skuadrës së Pep Guardiola-s.

Ndeshja e javës së 28-të të Premier League në mes Arsenal dhe Manchester City, ishte shtyrë pasi këto dy ekipe u ndeshen në vikend në finale të Kupës së Ligës dhe do të zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45 në “Emirates” të Londrës.

Xhaka në rrjetin e tij social, ka shkruar se ekipi kësaj radhe nuk duhet dorëzuar asnjëherë dhe mesfushori 25 vjeçar, e kërkon fitoren sonte ndaj kryesuesit të Premier League.

“Kurrë mos u dorëzo, gjithnjë vazhdo të luftosh. Të bëjmë këtë gjë nesër”, ishin fjalët e Xhakës. /Insporti.com

📸👈🏻Never give up, always keep fighting. Let's do it tomorrow💪🏻 #GX29 #IWILL #Gunners #arsenal #WeAreTheArsenal #coyg #xhakaboom @arsenal

Posted by Granit Xhaka on Wednesday, 28 February 2018

-->