Xhaka mund të paraqitet për Arsenalin në mesjavë

Futboll 04 Nëntor 2019 15:45

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka mund të bëjë paraqitjen e parë për Arsenalit pas incidentit me tifozët, shkruan Insporti.com.

Xhaka nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit të Arsenalit nga trajneri spanjoll, Unay Emery. Ish mesfushori i Baselit ditën e premte ka zhvilluar stërvitjen e parë por që nuk u por që nuk u ftua nga Emery për ndeshjen Wolves në kuadër të Premier Ligës.

Gazeta britanike “The Mirror” raporton se Emery do ta ftojë Xhakën për ndeshjen e Evropa Ligës kundër skuadrës portugeze Vitoria.

Xhaka pas incidentit nuk dhënë asnjë intervistë për mediet angleze, por ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale, duke sqaruar veprimin e tij, që kishte bërë bujë në ishullin britanik.

Madje, Xhaka është në rrezik që të humbas shiritin e kapitenit. /Insporti.com/

-->