Xhaka në Romë, e dëshiron Jose Mourinho

Futboll 27 Maj 2021 14:11

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali këtë verë, shkruan Insporti.com.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka raportuar se Xhaka po kërkohet nga AS Roma dhe disa klube gjermane, dhe do të jetë një garë e hapur për t’i siguruar shërbimet e tij.

Sipas tij, Xhakën e dëshiron në ekip edhe trajneri portugez Jose Mourinho.

Xhaka është titullar në skuadrën londineze që nga transferimi i tij në Londër, madje ishte edhe kapiten por problemet me tifozët kanë bërë që e ardhmja e tij të jetë në dyshim.

Ai ishte transferuar së bashku me Shkodran Mustafin në vitin 2016 në Arsenal. /Insporti.com/

-->