Xhaka nuk rri indiferent ndaj tërheqjes së Behramit – ja reagimi i tij

Futboll 06 Gusht 2018 22:18

Valon Behrami sot ka marrë vendim që të përshëndetet nga kombëtarja e Zvicrës pasi selektori Vladimir Petkovic e kishte njoftuar se nuk do ta ftojë më për këtë ekip.

Veç Behramit nga Zvicra janë larguar edhe Lishteiner, Djouru dhe Fernandes. Për Xhakën kjo është periudhë posaçërisht e ndjeshme meqë përveç Behramit ka qenë i afërt edhe me Lichtsteinerin, me të cilin është bashkë ne Arsneal dhe pritet tashmë të jetë lider i gjeneratës aktuale të ekipit kombëtar.

Xhaka në facebook ka falënderuar që të tre për raportet e mira që kanë pasur, përcjellë Insporti.

“Djema, krejt çka mund të ju them është faleminderit. Ishit ikonat e ekipit të Zvicrës. Kemi shumë kujtime, dhe jemi shokë përjetë”, ka shkruar Xhaka.

-->