Xhaka pas humbjes nga City: Ky rezultat me të vërtetë dhemb

Futboll 01 Janar 2022 18:04

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Emirates”, mes Cityt dhe Arsenalit, skuadra e Guardiolës triumfoi me rezultat 1-2, transmeton Insporti.

Bukayo Saka ishte ai i cili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 31’, duke shenuar 1-0 pas asistimit të Tierney.

Pas kësaj humbje, Granit Xhaka ka reaguar përmes rrjetit social “Instagram”, duke thënë se ky rezultat me të vërtetë dhemb.

“Ky rezultat me të vërtetë dhemb… ne dhamë gjithçka në mënyrë absolute. Faleminderit për mbështetjen tuaj të mrekullueshme në stadium sot”, shkroi Xhaka në postim.

-->