Xhaka reagon pas humbjes me penallti kundër Anglisë

Nations League 09 Qershor 2019 21:44

Anglia e ka fituar vendin e tretë në Ligën e Kombeve, pasi e ka mundur Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive, kurse 120 minuta lojë u mbyllën 0-0.

Pasi Xhaka humbi mundësinë me Arsenalin të rrëmbejë trofeun e Europa League, tani dështoi edhe me Zvicrën për të rrëmbyer pozitën e tretë në Nations League.

Natyrisht, për këtë është i zhgënjyer dhe ka reaguar me një postim në llogarinë personale në “Instagram”.

“Nuk është kurrë e lehtë të humbasësh kështu, por ne me të vërtetë dhamë gjithçka sot. Tani është koha t’i rimbushim bateritë”, shkroi Xhaka, i cili tashmë do t’i nisë pushimet.

Xhaka u tregua i saktë nga penalltia, teksa vendimtare ishte penalltia e Josip Drmic, e cila ishte penalltia e vetme e humbur në këtë ndeshje.