Xhaka refuzoi shiritin e kapitenit gjatë ndeshjes me Brentford

Futboll 19 Shkurt 2022 18:18

Në takimin e zhvilluar sot ndaj Brentforid, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka refuzuar ta marrë shiritin e kapitenit, shkruan Insporti.

Ishte Nketiah, i cili tentoi t’ia jap shirtin Xhakës, por ai refuzoi dhe i tha që t’ia jepte atë mbrojtësit të krahut Kieran Tierney.

Mesfeshorit shqiptar i ishte marrë shiriti i kapitenit nga ish- trajneri Unai Emery, kjo shkaku i përplasjes me tifozët në barazimin 2-2 në ndeshjen ndaj Crystal Palaces.

Kujtojmë se, në një intervistë për Standard Sport, Xhaka kishte thënë se do ta refuzonte shiritin nëse do t’i ofrohej sërish.

“E di se me apo shiritin e kapitenit çfarë mund t’i ofroj skuadrës. Por, në këto momente nuk do ta ktheja mbrapa shiritin e kapitenit. Nëse klubi më ofron atë sërish, do të mendohesha dy here” – kishte thënë Xhaka.

Ndryshe, në takimin ndaj Brentford, Arsenal triumfoi me rezultat 2-1.

/Insporti.com

-->