Xhaka rikthehet në stërvitje – shikoni çka ndodhi

Futboll 31 Tetor 2019 14:46

Problemet e Granit Xhakës te Arsenali si duket kanë përfunduar shumë shpejt.

Ylli shqiptar është rikthyer në stërvitje me skuadrën londineze në mëngjesin e sotëm.

Xhaka është parë i buzëqeshur dhe duket se gjithçka që ka ndodhur mbetet vetëm e kaluar.

Mesfushori nuk ishte i ftuar në ndeshjen e Carabao Cup, ku Arsenali u mposht nga Liverpooli pas penalltive.

-->