“Xhaka s’duhet të luajë më kurrë për ne” – tifozët të inatosur me veprimin e shqiptarit

Futboll 27 Tetor 2019 19:59

Tifozët e Arsenalit kanë mbetur të pakënaqur me sjelljen e Granit Xhakës, që u dëgjua duke i sharë ata pasi këta të fundit e vërshëllyen, në ndeshjen me Crystal Palace.

Turma e pakënaqur në ‘Emirates’ fishkëlleu 27-vjeçarin, që vetëm një muaj më parë u emërua kapiten, përcjell Insporti

Për shkak të paraqitjes që ata e cilësuan si zhgënjyese, ata e vërshëllyen kapitenin e skuadrës, teksa ai po zëvendësohej. Kurse, shqiptari ua ktheu duke u thënë ‘P****uni’, në gjuhën angleze.

Një tifoz në ‘Twitter’ ka shkruajtur se Xhaka nuk duhet të luajë kurrë më për Arsenalin.

“Xhaka nuk duhet të luajë më kurrë për ne pas këtij reagimi”, ka shkruar tifozi në rrjetin social.

Ndërsa, një tjetër e ka kritikuar veprimin e Emeryt për t’i dhënë Xhakës shiritin në radhë të parë.

Ai ka thënë se kjo është sjellja më e keqe e një kapiteni të Arsenalit, që prej William Gallasit.

“Sjellja më e keqe e një kapiteni të Arsenalit që prej William Gallasit. Thjesht sjellje e papranueshme. E dobët në mënyrë fëmijërore nga Granit Xhaka, por Unai Emery duhet ta ketë pjesën e fajit për faktin se e emëroi kapiten. Çfarë po ndodh në këtë klub”, shkroi ai.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Xhakës apo vendimi i klubit për të pas incidentit të sotëm, që mori vëmendje të madhe në Angli dhe jo vetëm.

Incidentin e tij me tifozët, mund ta shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com/

-->