Xhakës i konfirmohet lajmi i pa pritur nga stafi mjekësor

Futboll 11 Dhjetor 2019 13:57

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Arsenalit, shkruan Insporti.com.

Xhaka pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit që Arsenali e zhvilloi kundër West Ham në kuadër të Premier Ligës.

 

Pasi ka bërë testet mjekësore, Xhakës i është konfirmuar lajmi nga stafi mjekësor i klubit se nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme.

Kështu, që Xhaka do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Standard Lieges në Ligën e Evropës.

Gjithashtu, 27-vjeçari nuk do të mundet të luajë në derbin e Premierligës ndaj Manchester Cityt që zhvillohet në fundjavë. /Insporti.com/

-->