Xhiro e parë e Premierligës mbyllet me super ndeshje – formacionet Manchester United vs Chelsea

Futboll 11 Gusht 2019 10:42

Edicioni i ri në Premierligë ka filluar të premten dhe sigurisht se spektakli në këtë kampionat nuk mungon asnjëherë.

Sot do të luhet derbi i parë i madh këtë edicion në Premierligë, kur në fushë do të zbresin Manchester United dhe Chelsea.

Frank Lampard do ta ketë ndeshjen e tij të parë si trajner në Premierligë, dhe të gjithë po presin të shohin se si do të bëjë legjenda e Chelseat.

Solskjaer në anën tjetër synon të nis me fitore. Të gjithë presin debutimin e Harry Maguire, mbrojtësit 85 milionësh.

Solskjaer pritet të startojë me 4-1-2-3, me lojtarë të shpejtë sulmues.

Frank Lampard mund të zgjedh 4-2-3-1, me mesfushën që drejtohet nga Kante e Jorginho, dhe sulmin e udhëhequr nga Abraham.

Takimi i sotëm zhvillohet me fillim në ora 17:30, në “Old Trafford”.