Xhiroja e 18-të e Superligës mbyllet me derbin e kryeqytetit

Këtë fundjavë që shkoi stinori pranveror i sezonit 2018/19 është rikthyer, me derbin e Gjilanit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, të cilin e fitoi skuadra e Dritës.
Përveç Dritës, dhe Ballkani, Ferizaji, Llapi siguruan fitoret e para në këtë stinor.
Befasia e kësaj jave ishte fitorja e Ferizajit e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ndaj Trepça ’89, duke fituar me rezultat 2:0, shkruan Insporti.com.
Sot do të zhvillohen dhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të IPKOSuperliga e Kosovës.
Derbi i kryeqytetit ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit, do të zhvillohet në stadiumin e “Fadil Vokrri” me fillim të orës 13:30.
Skuadra kuqezi ka vendosur që ky takim të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, për shkak të gjendjes së rënduar së fushës së tyre.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat baras 1:1.
Po në të njëjtën kohë rivali kryesor i Prishtinës për titull, Feronikeli do të zhvillojë ndeshjen ndaj Lirisë si mysafir.
Kujtojmë se Prishtina është lidere e tabelës me 40 pikë, ndërsa “Nikli” renditet në pozitë në e dytë me 39 pikë. /Insporti.com