Xhiroja e parë përmbyllet me sfidën Peja – Bashkimi

Superliga 16 Shtator 2021 14:26

Sonte me ndeshjen Peja-Bashkimi do të përmbyllet xhiroja e parë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbi i vjetër i basketbollit të Kosovës pritet të jetë shumë interesant, me të dy skuadrat që kanë bërë disa përforcime për edicionin e ri.

Takimi zhvillohet nga ora 19:00 në “Karagaçi” pa praninë e shikuesve dhe me masa strikte për shkak të pandemisë me COVID-19.

Kjo është sfida e fundit për xhiron që dhuroi ndeshje të bukura.

XHIROJA I:

Drita – Sigal Prishtina 56:124

E mërkurë

Trepça – Golden Eagle Ylli 72:69

Prizreni 16 – Rahoveci 106:96

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

-->