Yjet e Chelseat u konfrontuan në momentin e penalltisë – shikoni pamjet

Futboll 18 Shtator 2019 11:52

Ross Barkley dhe Willian patën një konfrontim verbal para penalltisë së humbur të Chelseat kundër Valencias në Stamford Bridge.

Mesfushori anglez nuk deshi të dëgjojë shokun e tij të skuadrës dhe ishte shumë i vendosur ta godiste vetë penalltinë në minutën e 87-të.

Megjithatë, 25-vjeçari Barkley mbeti me fytyrë të kuqe, pasi humbi penalltinë dhe Chelsea u mund 0:1 në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Barkley qëndroi mbi topin e penalltisë që nga fillimi përpara se Tammy Abraham dhe Willian të vinin për ta biseduar me atë rreth asaj se kush do ta godas.

Abraham u largua menjëherë, por braziliani Willian kishte nevojë për t’u bindur më shumë për ta lënë Barkleyn të marrë goditjen e penalltisë.

Ish-mesfushori i Evertonit madje i dha Willianit disa gjeste me dorë për t’i thënë që të pushonte dhe ai e mori përsipër goditjen, por u la në siklet.

Barkley e qëlloi tërthorësen dhe ekipi i Frank Lampardit u mundën 1:0 nga skuadra spanjolle falë golit të Rodrigos (74′).