Yjet e Llapit dalin më në fund në stërvitje

Futboll 09 Korrik 2019 23:46

Tashmë nuk ka dilema, Mentor Zhdrella, Behar Maliqi dhe Labinot Osmani kanë filluar edhe zyrtarisht fazën përgatitore me ekipin e Llapit.

Faqja zyrtare e klubit llapjan kishte njoftuar për arritjen e akordit me tre futbollistët e lartpërmendur, por që asnjëri nga ta nuk u pa në fillimin e fazës përgatitore.

E martja ishte dita e parë për Zhdrellën, Maliqin e Osmanin, i cili u transferua këtë afat kalimtar nga FC Vushtrria.

Kështu Maliqi e Zhdrella konfirmojnë edhe zyrtarisht qëndrimin në “Zahir Pajaziti”, teksa ky i fundit do të jetë kapiten i ri i ekipit për edicionin e ardhshëm.

Llapi zhvilloi këtë të martë seancën e rradhës stërvitore, pavarësisht kushteve jo të mira atmosferike.