Yll Hoxha tregon pse nuk e festoi golin ndaj Prishtinës

Futboll 20 Maj 2019 23:38

Futbollisti i Feronikelit, Yll Hoxha është më se i lumtur për titullin kampion në Kosovë.

Hoxha shënoi golin e fitores ndaj Prishtinës të dielën në ndeshjen ‘finale’, ku Feronikeli fitoi me rezultat 1:0 për t’u shpallur kampion.

Ndërkaq, Hoxha thotë se nuk festoi për shkak të respektit ndaj Prishtinës.

“Ishte një ndjesi e veçantë ta shënosh golin e fitores, por siç e patë nuk festova”, tha Hoxha në ‘Dueli Sportiv’.

“Kam respekt për FC Prishtinën, pasi kam luajtur aty si fëmijë”, shtoi Hoxha.