Yll Hoxha u përjashtua nga ndeshja me kartonë të kuq, a do të paraqitet kundër TNS?

Futboll 29 Qershor 2019 12:58

Yll Hoxha nuk do të mund t’i ndihmojë bashkëlojtarëve të tij në ndeshjen e parë kundër kampionit të Uellsit, TNS në kuadër të rundit të parë të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.com.

Feronikeli fitoi finalen e rrethit parakualifikues duke e mundur skuadrën e Santa Colomas me rezultat 2:1.

Kjo fitore ishte dramatike pasi futbollistët e trajnerit të Zekirija Ramadanit iu është dashur të përmbysin rezultatin dhe të luajnë 40 minuta pa ndihmën e Yll Hoxhës, i cili u përjashtua nga ndeshja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë e më pas me të kuqin.

Mbrojtësi 31 vjeçar kartonin e parë e mori në minutën e 37′, ndërsa të dytin në minutën e 49′.

Në ndeshjen e parë kundër TNS që do të zhvillohet më 9 korrik në Uells, trajneri Ramadani nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Hoxhës.

Ndërsa, në ndeshjen e dytë ai do të jetë i gatshëm. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më datën 16 apo 17 korrik.

Mungesa e Ylli pa dyshim se do të jetë një hendikep i madh për Ramdanin, i cili ka besim të madh në ish mbrojtësin e Prishtinës.

Hoxha pas ndeshjes mbrëmë deklaroi se përjashtimi i tij ndoshta ndikoi tek bashkëlojtarët të cilët dhanë gjithçka për të arritur deri te fitorja. /Insporti.com/

-->