Ylli anglez pëson lëndime të tmerrshme

Sporte tjera 11 Shkurt 2019 09:51

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Francës në rugby ishte një dramë e vërtet.

Anglia e turpëroi kombëtaren franceze duke fituar me rezultat të thellë 44-8, përcjell Insporti.com.

Megjithatë, kjo ndeshje ishte e “zjarrtë” pasi që lojtarët e të dy kombëtareve u përleshen, duke tentuar t’i sqaronin hesapet fizikisht.

Anglezi, Tom Curry, gjatë ndeshjes pësoi disa lëndime tmerrshme në fytyrë, duke iu mbuluar me gjak.

Por, anglezi Curry tregoi forcën e tij dhe u rikthye në lojë pas tretmanit mjekësor dhe ndihmoi kombëtaren e tij në një fitore të thellë ndaj “gjelave”. /Insporti.com