Ylli – Borea, formalitet i thjeshtë

Basketboll 13 Mars 2019 20:52

Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore ndaj Boreas me rezultat bindës 132:51.  Për skuadrën nga Theranda kjo ishte fitorja e 14 në 21 ndeshje (7 humbje), ndërsa Borea ka bilanc prej 3 fitoreve e 18 humbjeve.

Leonard Mekaj me 35 pikë ishte më efikasi te Golden Eagle Ylli, Romelo Banks kontribuoi me 25, ndërsa Ardit Pepaj me 23 pikë.

Te skuadra pejane të vetmit që patën pikë dyshifrore ishin Hamza Sylqa dhe Aron Laja që i shënuan nga 13 pikë.