Ylli e nis mbarë, fiton finalen e parë ndaj Pejës

Superliga 07 Maj 2021 22:11

Ka përfunduar ndeshja e parë finale e “Play Off-it” në Superligën e Kosovës në basketboll mes Pejës dhe GoldenEagle Ylli, raporton Insporti.

Takimi e parë u zhvillua në palestrën “Karagaçi”, teksa fitore shënuan mysafirët me rezultatin 75-83.

Më i dalluari tek mysafirët në fitoren e suharekasve ishte Erjon Kastrati me 26 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Elyjah Clarck dhe Mitchell Wilbekin që shënuan nga 12 pikë.

Kurse, te pejanët u dalluan Laron Dendy me 17 pikë dhe Brandon Walters me 16 sosh.

Kujtojmë se skuadra e parë që shënon tri fitore, shpallet kampione për këtë sezon.

-->