Ylli është finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Superliga 13 Shkurt 2020 18:44

Golden Eagle Ylli ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës.

Ylli ka mposhtur Bashkimin me rezultatin 79-69 për të kaluar në finale.

Çereku i parë i kësaj ndeshje përfundoi me epërsinë e Yllit me rezultat 12-24, e kështu Ylli edhe në pjesët e tjera vazhdoi me epërsi, duke dalë nga ndeshja me fitore.

Në finale, Ylli do të pres fituesin e gjysmëfinales tjetër në mes Pejës dhe Rahovecit.

-->