Ylli i Ajaxit e ka një epitet interesant për Ronaldon

Futboll 11 Prill 2019 09:29

Matthijs De Ligt theksoi instinktet “grabitqare” të Cristiano Ronaldos, pasi Ajax barazoi 1:1 me Juventusin, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Duke reflektuar mbi rezultatin, pas ndeshjes, kapiteni i kryeqytetasve holandez iu tha gazetarëve: “Ishte një atmosferë e zjarrtë, që nga fillimi. Kishim disa shanse të shpejta, por për fat të keq u ndëshkuam pak para fundit të pjesës së parë.

Cilësia më e madhe e Ronaldos, përveç talentit të tij, është ajo prej “grabitqari” në zonën e portës. Ai sheh një mundësi, vetëm një boshllëk të vogël, dhe të ndëshkon. Ne e dinim se nuk mund të linim boshllëqe në pjesën e prapme, sepse një lojtar si Ronaldo nuk të fal. Në përgjithësi e kaluam mirë, ndërsa u përpoqëm të gjejmë hapësira në mbrojtjen e tyre.

Mendoj se kemi bërë mjaft mirë. Kemi një skuadër me shumë potencial dhe që tenton të shfaqet më e plotë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Punojmë shumë për njëri-tjetrin. Ne kemi dëshmuar se Ajax nuk është rastësisht në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Sigurisht, Juventusi është i fortë në shtëpi, të gjithë e dinë këtë, kështu që do të jetë e vështirë në ndeshjen e dytë”, deklaroi De Ligt pas ndeshjes.

Ndeshja e kthimit çerekfinale zhvillohet të martën e ardhshme në ‘Juventus Stadium’.