Ylli i Anglisë që e “fundosi” Kosovën në pjesë të parë, me dedikim prekës për golat

Futboll 11 Shtator 2019 11:58

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho ia ka dedikuar dy golat e djeshme gjyshes së tij.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, shënoi për herë të parë në kualifikimet për Euro 2020 dhe është i lumtur me këtë gjë.

Anglezi tha se është i lumtur me golin e parë dhe ka shumë rëndësi të madhe për të.

“Jam i gëzuar me golin e parë për Anglinë. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Golin ia dedikoj gjyshes, sepse ajo ishte mbështetëse e imja, mirëpo për fat të keq ka ndërruar jetë”, deklaroi ai.

Sancho i realizoi dy gola kundër Kosovës në pjesë të parë.