Ylli i Arsenalit e komenton ndëshkimin e klubit për Xhakën, befason me fjalët për shqiptarin

Futboll 06 Nëntor 2019 11:46

Hector Bellerin e ka komentuar heqjen e shiritit të kapitenit që iu bë Granit Xhakës, ditën e djeshme.

Mbrëmë u konfirmua se Xhaka nuk do të jetë më kapiten i Arsenalit, derisa ai nuk është ftuar as për ndeshjen e Europa League, ndaj Vitoria Guimaraesit, përcjell Insporti

Të martën në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Evropës, Emery e konfirmoi se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit.

Sidoqoftë, mbrojtësi Hector Bellerin insiston se ekipi vazhdon të jetë prapa reprezentuesit të Zvicrës, sepse ai e kupton “që ka bërë gabim”.

“Mendoj se nganjëherë është e vështirë të kontrollosh ndjenjat e tua”, tha Bellerin para gazetarëve.

“Ai e di se ka bërë gabim, pro ne si zhveshtore duhet të jemi të gjithë së bashku. Këto gjëra ndodhin dhe kaq është, ne të gjithë e mbështesim atë. Ai tani po e luan rolin e tij dhe ne i respektojmë lojtarët”, shoi Bellerini.

Tutje, ai tha se të gjithë lojtarët e respektojnë dhe mbështesin vendimin e trajnerit, për t’i hequr Xhakës shiritin e kapitenit.

“E respektojmë vendimin e trajnerit dhe klubit. Për ne, na mbetet që t’i japim dashuri dhe kujdes, pasi është një nga ne, kështu që po e ndihmojmë që ta tejkalojë këtë”.

Xhaka ende nuk është paraqitur për Arsenalin, që prej kur e hoqi fanellën dhe iu tha atyre të “p****en”, në ndeshjen e 27 tetorit me Crystal Palace.

Trajneri Emery dje konfirmoi se sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, tashmë është pasuesi i Xhakës dhe do të bartë shiritin e kapitenit. /Insporti.com/

-->