Ylli i Arsenalit e pëlqen postimin e tifozit që shan Granit Xhakën

Futboll 27 Tetor 2019 22:34

Veprimi i Granit Xhakës duket se ka lënë të pakënaqur jo vetëm tifozët, por edhe bashkëlojtarët.

Xhaka u shfaq i acaruar me tifozët pasi këta të fundit e vërshëllyen në momentin që ai po zëvendësohej, në takimin me Crystal Palace, shkruan Insporti

Reprezentuesi i Zvicrës po linte fushën në minutën e 60-të, dhe ishte ky momenti kur filloi incidenti që mori gjithë vëmendjen këtë vikend në futboll.

Përveç kritikave dhe sulmeve nga gazetarët dhe tifozët, me Xhakën duket se nuk janë të kënaqur as yjet e ekipit.

Incidenti i Granit Xhakës me tifozët:

Pas trajnerit Emery, që tha se “ai ishte gabim, por do të flasim me të brenda për këtë situatë”, i të njëjtit mendim – se 27-vjeçari veproi gabim – duket të jetë edhe sulmuesi francez, Alexandre Lacazette.

Një tifoz që shfaqet i revoltuar në rrjetet sociale është shprehur i zhgënjyer me klubin, trajnerin e në veçanti Granit Xhakën.

“Më vjen keq, por kjo tani më ka ardhur në majë të hundës. Nuk mund të udhëhiqni 2:0 si vendas ndaj Palace dhe të barazoni. Emery të kam mbështetur, por vëlla, mjaft është mjaft. Xhaka gjithashtu mund të pi*****. Nuk dua ta shoh kurrë më me fanellë të Arsenalit”, ka shkruar ai.

E këtë postim të tij, e ka pëlqyer sulmuesi francez i ‘Topçinjve’, Alexandre Lacazette së bashku me 25 mijë persona të tjerë. /Insporti.com/

-->