Ylli i Arsenalit: “Festimi i Lingardit e motivoi Arsenalin”

Futboll 11 Mars 2019 20:46

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno ka thënë se “Topçinjtë” ishin të inspiruar që të “hakmerreshin” kundër Manchester Unitedit, pas festimit të Jesse Lingard në FA Cup, muajin e kaluar.

Skuadra e Unai Emeryt e mposhti Unitedin me rezultat 2-0 të dielën, falë një supergoli nga Granit Xhaka dhe një penalltie të konkretizuar nga Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton Insporti.

Rezultate imazhesh për lingard moonwalk vs arsenal

Man United kishte fituar 3-1 në “Emirates” në kuadër të FA Cup, në janar, derisa festimi “ecje në hënë” i Lingardit pas golit, ende ishte i freskët në memorien e lojtarëve të Arsenalit.

“Në mendje ju kurrë nuk harroni diçka të tillë, kur dikush është duke festuar,” tha Leno.

“Nuk dëshironi ta shihni përsëri, kështu që ishim të motivuar.” /Insporti.com/