Ylli i Arsenalit i komenton Robert Berishës që po këndonte nga karantina

Futboll 22 Mars 2020 21:27

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, sot ka argëtuar të gjithë të pranishmit në Qendrën e Studentëve, aty ku është edhe vetë i karantinuar.

Berisha që ditë më parë kishte reaguar për kushtet jo të mira në konvikte, tani si duket gjithçka është në rregull dhe ka filluar të këndojë edhe nga karantina.

Berisha ishte edhe “live” në Instagram, e ku ka marrë shumë komente nga fansat e shumtë që ka.

Në mesin e atyre që kanë komentuar, ishte edhe ylli i Arsenalit, Granit Xhaka. “Qeshtu bre, kënaqna pak”, ka komentuar Xhaka në videon e Berishës.

-->