Ylli i Arsenalit ka vendosur të largohet nga klubi anglez

Futboll 02 Mars 2021 22:35

Francezi dëshiron të largohet nga skuadra londineze.

Alexandre Lacazette ka vendosur që të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni, raporton “Football London”.

“Topçinjtë” thuhet se janë të gatshëm që të dëgjojnë oferta për sulmuesin 29 vjeçar, kontrata aktuale e të cilit do të skadojë në fund të vitit 2022.

Skuadrat që kanë shprehur interesim serioz në kohët e fundit për Lacazette janë Roma, Monaco dhe Atletico Madridi.

-->