Ylli i Barcelonës u ka thënë bashkëlojtarëve se dëshiron të largohet

Futboll 29 Mars 2019 10:25

Philippe Coutinho po kalon nëpër një sezon katastrofal te Barcelona.

Kur u transferua në janar të vitit të kaluar, ai tha për mediet se “shpreson t’i përmbushë pritshmëritë”, derisa bartë mbi shpatulla një çmim prej 160 milionë eurove, transmeton Insporti.

Fatkeqësisht, braziliani ka dështuar të përmbushë pritshmëritë te gjiganti katalunas.

Në edicionin 2018/19, Coutinho ka shënuar vetëm katër gola, derisa ka startuar pak më shumën se gjysmën e ndeshjeve të blaugranëve në La Liga.

Tani, janë ngritur dyshime rreth të ardhmes së tij në klub.

“SPORT” raporton se mesfushori tashmë u ka thënë bashkëlojtarëve se mund të largohet në verë, pasi është në kërkim të suksesit që e pati te Liverpooli, si ylli kryesor i klubit.

Në prezencën e Lionel Messit, ai e di se kjo kurrë nuk do të jetë e mundur në “Camp Nou”.

Vetë argjentinasi thuhet se e ka mbështetur shumë Coutinhon, poashtu edhe Luis Suarez, i cili e sheh problemin e brazilianit si rënie nga forma. /Insporti.com/