Ylli i Bayernit ‘godet në shenjë’ – në lidhje me këtë super modele

Futboll 15 Prill 2020 13:17

Serge Gnabry është një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni te skuadra e Bayernit. Ish-sulmuesi i Arsenalit ka qenë vendimtar duke shënuar gola me peshë në ekipin gjerman.

Gazeta “Bild” raporton se ai ka nisur një lidhje me modelen zviverane Sandra Jerze.

Ata janë parë së bashku prej tri javësh, teksa kanë kaluar edhe Pashkët bashkë në Mynih.

Sandra është një modele shumë e njohur e cila është bërë pjesë edhe e video-klipeve muzikore.

-->