Ylli i Bayernit në telashe, rrezikon të dënohet me 5 vite burg

Futboll 17 Tetor 2020 22:20

Mbrojtësi i Bajernit, Jerome Boateng është në telashe të mëdha.

Futbollisti me origjinë ganeze, i cili aktivizohet te kombëtarja e Gjermanisë, do të përballet me drejtësinë më datën 10 dhjetor, teksa akuzohet për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Sherin Senler. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018, teksa Jeromeishte me pushime.

Ai akuzohet se ka lëshuar në drejtim të ish-gruas një mbajtëse qiriri, teksa mediat vendase raportojnë se në lidhje me këtë incident ekziston edhe një video, e cila mund t’i hapë mjaft telashe futbollistit.

Boateng rrezikon deri në 5 vite burg, teksa pritet t’ia hedhë me një gjobë të majme, e cila do të shmang burgosjen e 32-vjeçarit. Mësohet se çështja është vonuar për të dalë në gjyq për shkak të pandemisë. Në shtator të vitit të kaluar, Boateng mohoi të ketë sulmuar ish-bashkëshorten.

-->