Ylli i Betisit shtang Camp Noun – ‘bombardon’ Barcelonën me super gol

Futboll 25 Gusht 2019 22:42

Ylli i Real Betisit, Loren Moron, ka shënuar gol të jashtëzakonshëm kundër Barcelonës.

Nga largësia e rreth 25 metrave, Moron në minutën e 79-të ‘bombardoi’ portën e Ter Stegenit, transmeton Insporti

Sidoqoftë, ky gol ishte vetëm sa për statistikë, pasi ai ishte vetëm sa për ta ngushtuar në 5:2 epërsinë e Barcelonës në ‘Camp Nou’.