Ylli i Borussia Dortmundit rezulton pozitiv me Covid 19

Futboll 23 Tetor 2020 22:27

Covid-19 ka prekur edhe Borusia Dortmund. Klubi verdhezi në faqen zyrtare ka bërë me dije se mesfushori Emre Can ka rezultuar pozitiv pas testeve të kryera.

Ish-lojtari i Juventusit është asimtomatik dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Can është karantinuar menjëherë duke humbur kështu mundësinë për të luajtur në derbin ditën e nesërme ndaj Schalke 04.

Tashmë Can duhet të qendrojë në karantinë për të paktën dy javë deri në momentin që do të shërohet plotësisht.

-->