Ylli i Brighton kritikon ashpër futbollistët e Arsenalit

Futboll 20 Qershor 2020 23:10

Neal Maupay e akuzoi Arsenalin për mungesë të përulësisë dhe beson se lojtarët e Topçinjve e morën atë që e merituan në disfatën me rezultat 2:1 kundër Brightonit. Maupay insistoi se ai nuk ishte fajtor për lëndimin e Bernd Lenos.

Bernd Leno kishte dalë nga loja me plot zemërim ndaj Maupayt, pasi që e kishte zënë këmbën në një pozitë të keqe pas një përplasjeje mes dyshes gjatë pjesës së parë të ndeshjes, që kishte bërë që portieri i Arsenalit të detyrohej ta linte ndeshjen në gjysmë.

Videot e publikuara më vonë dëshmuan se Leno kishte qenë në ajër kur sulmuesi  i Brightonit e kishte goditur, që do të thotë se ai s’kishte mundur ta mbante baraspeshën kur kishte rënë me këmbën e djathtë në tokë dhe e pësoi një lëndim që u duk serioz.

Më vonë, Maupay e shënoi golin e fitores për Brightonin në sekondat e fundit të ndeshjes, ndërsa një numër i lojtarë të Arsenalit iu rrethuan atij menjëherë pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes.

Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi i Brightonit tregoi se ai kishte shkuar në zhveshtore të Arsenalit për të kërkuar falje për incidentin që çoi deri te lëndimi i Lenos, për të cilin e theksoi se ishte aksident. Ndërsa, s’u shpreh aspak i impresionuar me sjelljen e lojtarët të Arsenalit në fushë.

“Pas pjesës së parë, unë shkova dhe i kërkova falje trajnerit Mikel Arteta. Unë nuk e pata qëllim ta lëndoja portierin, por kërceva për ta fituar topin. I kërkova falje ekipit  e edhe Lenos, gjithashtu. Unë e kam pësuar edhe vetë një lëndim të rëndë, është shumë e vështirë”, ka thënë Maupay.

“Lojtarët e Arsenalit ndoshta duhet të mësojnë për përulësinë. Ata flisnin shumë dhe në fund e morën atë që e merituan”.

“Unë thjesht shkova ta fitoja topin, kur ai ra në tokë, e ndrydhi gjurin. Ky është futbolli, ka gjithmonë prekje mes lojtarëve. Nuk e pata qëllim ta lëndoja. Kërkoj falje sërish dhe i uroj shërim të shpejtë”

-->