Ylli i Chelseat: Do t’ia dalim edhe pa Hazardin

Futboll 23 Korrik 2019 08:44

Blutë janë në kërkim të një sulmuesi që do të mbulonte zbrazëtinë që la sulmuesi belg Hazard, me sulmuesin francez që dëshiron ta luajë këtë rol.

Olivier Giroud shpreson që ta ndihmojë Chesean duke mbuluar zbrazëtinë që la Eden Hazard këtë verë në skuadër pas largimit të tij në Real Madrid.

“Numri i golave që ka shënuar Eden, nuk e di nëse unë do të arrijë këtë por ne kemi sulmues të tjerë me cilësi të ndryshme sulmuese”, ka thënë francezi kur është pyetur për këtë sfidë.

“Ne kemi kualitetin dhe kuantitetin në skuadër por natyrisht ju e dini se nuk mund të zëvendësoni një lojtar me kualitete të larta si Eden”.

“Por, kjo gjë tashmë ka përfunduar. Tani ne duhet të harrojmë atë dhe mos t’i vëmë shumë presion lojtarëve të cilët do të luajnë në pozitën e tij”.

“Po mendoj për lojtarët e rinj. Unë nuk e kam problem presionin por ata duhet t’i lirojmë nga ai”.

“Ne e dimë ka shumë pritje, por, edhe me ndalesën për transfere, ne kemi shumë kualitet përpara”.