Ylli i Chelseat: Dua të qëndroj te klubi deri në moshën 40-vjeçare

Futboll 25 Dhjetor 2019 10:20

Willian mendon të qëndrojë gjatë te Chelsea.

Sulmuesi anësor brazilian Willian ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Chelsea derisa të mbushë 40 vjet, raportoi Sky Sports të martën.

Braziliani 31-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në fund të stinorit, por ai ka insistuar se nuk mendon të largohet, e veçanërisht jo në janar.

Ai thotë se po vazhdojnë bisedimet për vazhdim të kontratës me Chelsean dhe shpreson të qëndrojë edhe për nëntë vjet te klubi londinez.

Willian këtë stinor, në 23 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër të tjerë.

-->