Ylli i Chelseat me fjalë të mëdha për Fabregasin, pas ndeshjes së tij të fundit me klubin

Futboll 05 Janar 2019 23:01

Fabregas sot ishte kapiten i Chelsea në ndeshjen kundër Nottingham Forestit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup. Chelsea fitoi me rezultatin 2:0 për të kaluar tutje.

Por, më interesante se ky fakt, ishte se për Cesc Fabregasin kjo ndeshja e fundit me fanellën e Cheslseat, pasi lojtari kur u zëvendësua u largua me lot në sy, duke lënë të kuptohet se mund të jetë paraqitja e fundit në Premierligë.

Për këtë gjë, disa fjalë tha edhe ylli i Chelseat, Eden Hazard, i cili është shprehur i lumtur të luante krahas spanjollit.

“Mund të them se isha me fat të luaja me të. Super njeri në fushë dhe jashtë saj. Mik shumë i mirë i imi. Shpresoj që të ketë të ardhme të mirë” ka thënë belgu për Fabregas.

Fabregas e pati mundësinë që në ndeshjen e fundit të shënonte gol, mirëpo dështoi nga pika e bardhë.