Ylli i Chelseat mund t’i shkojë pas Sarrit te Juventusi

Futboll 20 Qershor 2019 09:45

Chelseat rrezikon t’i largohet njëri prej yjeve të ekipit.

Sipas The Mirror, mesfushori italian Jorginho dëshiron që ta braktisë skuadrën angleze Chelsea.

Kjo për shkak se ai dëshiron të jetë pranë trajnerit Maurizio Sarri i cili iu bashkua Juventusit.

Jorginho i cili prej kohësh ka qenë i preferuari Sarrit, e ka ndjekur menaxherin e tij edhe me parë.

Ai e kishte braktisur Napolin për t’iu bashkuar trajnerit italian në ‘Stamford Bridge’.