Ylli i Chelseat: Nëna ime qau kur u abuzova në baza racore

Futboll 11 Shtator 2019 19:32

Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham ka zbuluar se nëna e tij kishte shpërthyer në lot pasi ai u fye në baza racore në rrjetet sociale, transmeton zeri.info

Abraham e humbi penalltinë në Superkupën e Evropës ndaj Liverpoolit në gjuajtjen e penalltive.

Pas ndeshjes, Abrahamit i ishin dërguar mesazhe të turpshme në rrjetin social “Twitter”, duke u fyer në baza racore.

“Më kujtohet që fola me nënën time, ajo ishte prekur. Ajo ishte në lot”, u shpreh ai.