Ylli i Chelseat refuzon fushatën kundër racizmit

Futboll 21 Shtator 2021 15:28

Mbrojtësi i krahut të majtë i Chelseat Marcos Alonso nuk do të ulet më në gju para ndeshjeve në Premier Ligën angleze, pasi që beson ky gjest i fushatës kundër racizmit është duke e humbur rëndësinë që e ka.

Lojtarët janë ulur në gjunjë para fillimit të ndeshjeve të Premier Ligës që nga qershori i vitit 2020, në solidaritet me lëvizjen ”Black Lives Matter”.

Tani, Alonso do të qëndroj kundër këtij gjesti, dhe në vend të tij do të prek logon në fanellën e Chelseat ”No Room for Racism”, gjatë momenteve kur lojtarët e tjerë ulen në gjunjë.

Chelsea's Marcos Alonso points to the ‘no room for racism’ message on the sleeve of his shirt before the match against Aston Villa this month.

”Absolutisht unë jam kundër racizmit dhe kundër çdo lloji tjetër të diskriminimit. Preferoj që të bëj me gisht drejt logos që thotë ”jo racizmit”, siç e bëjnë edhe në disa sporte dhe futboll në shtetet e tjera”, ka thënë Alonso.

Ai tutje shtoi se është plotësisht kundër racizmit dhe e respekton çdo njeri.

Përveç Alonsos, sulmuesi i Crystal Palace Wilfried Zaha dhe ai i Brentford Ivan Toney gjithashtu janë larguar nga kjo lëvizje, me arsyet se duhet të bëhet më shumë rreth çështjes së zhdukjes së racizmit.

-->