Ylli i Chelseat u ballafaqua me tifozët pas turpërimit nga City – shikoni pamjet

Futboll 10 Shkurt 2019 23:52

Chelsea u demolua sot nga Manchester City, në ndeshjen e luajtur në Etihad.

Skuadra e Sarrit u mposht në udhëtim te Manchester City me rezultat 6:0, në kuadër të Premierligës.

Kjo humbje e thellë e skuadrës londineze i ka nervozuar tifozët, që e duan shkarkimin e Maurizio Sarrit.

I vetmi lojtar që dukej i turpëruar nga kjo humbje nga Manchester City, ishte Antonio Rudiger.

Mbrojtësi gjerman ka kërkuar falje ndaj tifozëve të Chelseat, ku u ndal pas ndeshjes të bisedojë me ta.