Ylli i Cityt nuk njihet nga sigurimi, nuk lejohet të futet në qendrën stërvitore

Futboll 24 Janar 2020 09:32

John Stones i ka blerë vetes një makinë “Rolls Royce” me vlerë 265 mijë paund.

Por dhurata e fundit i ka hapur probleme mbrojtësit të Cityt për të hyrë në qendrën stërvitore.

Sipas “The Sun”, stafi i sigurisë nuk e ka njohur 25-vjeçarin dhe e ka ndaluar në hyrje për të identifikuar kush fshihej pas mjetit luksoz.

Kjo procedurë shtoi trafikun dhe shokët e skuadrës që vinin më pas u nervozuan duke u rënë borive, pasi nuk e dinin se përse ishte bllokuar hyrja.

-->