Ylli i Dortmundit u harrua në stadium, autobusi i skuadrës nuk e priti

Futboll 08 Prill 2021 17:54

Një rast unik i ka ndodhur kapitenit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels pas ndeshjes me Koln, shkruan Insporti.com.

Ai që ka pësuar ka qenë kapiteni i verdhezinjve, Matts Hummels.

Në momentin që delegacioni i klubit gjerman po nisej për t’u kthyer në Dortmund, askush nuk e vuri re që mbrojtësi i njohur mungonte në autobus, raporton BILD.

Ai u harrua në stadium dhe sipas “Sport Bild”, Hummels u shtang kur mësoi që të gjithë ishin larguar. 32-vjeçari u detyrua të kthehej i vetëm për në qytetin e tij.

-->