Ylli i Juventusit infektohet me koronavirus

Futboll 01 Prill 2021 18:53

Leonardo Bonucci është infektuar me koronavirus ka njoftuar klubi italian, Juventus, raporton Insporti.com.

Ylli i Juventusit është kthyer nga Kombëtarja e Italisë dhe “FIGC” konfirmoi mbrëmë katër anëtarë të stafit të testuar pozitivisht për coronavirus.

Përveç tyre ka pasur edhe lojtarë të infektuar, pasi Juventusi ka konfirmuar se Bonucci ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Leonardo Bonucci, kur u kthye nga ekipi kombëtar italian, këtë mëngjes iu nënshtrua një testi molekular diagnostik për COVID-19 i cili u kthye pozitiv”.

“Lojtari tashmë është vendosur në izolim në shtëpi”, shkruan në deklaratën zyrtare të Zonjës së Vjetër.

Ndryshe,trajneri italian i “Zonjës së Vjetër”  Andrea Pirlo do të ketë mundësi të pakta në mbrojtje në derbin e Torinos të shtunën, pasi edhe mbrojtësi turk Merih Demiral gjithashtu doli pozitiv për COVID sa ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Turqisë. /Insporti.com/

-->