Ylli i kombëtares bëhet me skuadër të re

Kombëtarja 22 Shtator 2020 09:59

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Idriz Voca, nga ky edicion do të luajë në ligën e Turqisë.

23-vjeçari pritet të nënshkruajë me klubin turk MKE Ankaragucu sot pasdite, ndërsa në mëngjes do të kryej testet mjekësore.

Voca ka qenë lojtar i klubit zviceran Luzern që nga grupmoshat, kurse në vitin 2017 ai kishte bërë debutimin e tij me ekipin e parë, në ndeshjen kundër Sion.

Kujtojmë që Voca është i rregullt në grumbullimet e kombëtares së Kosovës.

-->