Ylli i Kosovës befason me klubin e ri

Kombëtarja 02 Gusht 2020 12:54

Ylli i Kosovës, Leart Paqarada ka kompletuar transferimin e tij te ST Pauli.

Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin e ri, që garon në Bundesliga 2.

Ai u transferua te ST Pauli si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Sandhausenin.

“Me Leart Paqaradën ne kemi nënshkruar një lojtar me përvojë të kategorisë së dytë që është në kulmin e tij. Learti na jep më shumë opsione në krahun e majtë dhe një skuadër më të gjerë”, ka thënë drejtori sportiv i ST Paulit, Andreas Bornemann.

“Përfaqësuesit e klubit treguan vlerësim të madh dhe besim gjatë bisedimeve tona. ST Pauli është një klub me traditë të madhe që është i njohur për atmosferën unike në ‘Millerntor’ dhe për fansat fantastikë. Jam i lumtur që jam pjesë e ST Paulit dhe që mora një hap tjetër në karrierën time”, ka thënë Paqarada, i cili numëron 19 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.

-->